përdhos
Appearance
PËRDHOS kal.
- 1. Fëlliq, ndyj; përlyej. E përdhosi vendin.
- 2. fig. Prish; poshtëroj diçka që nderohet e çmohet shumë; dhunoj diçka të pastër e të mirë, përlyej diçka të shenjtë a që mbahet si e tillë; njollos keq, fëlliq. Ia përdhosi emrin. Përdhosnin ndjenjat e njerëzve të thjeshtë. Surrealistët e përdhosin artin e vërtetë me gjëra të shëmtuara.
- 3. fig. E bëj dikë të humbasë vetitë e mira, virtytet e larta morale, e prish, e zvetënoj; e bastardoj.