përdhes

Nga Wiktionary

Emër[redaktoni]

përdhes m. mjek.

  1. Sëmundje që shfaqet me pezmatim të kyçeve e të mishrave, me dhembje e me dridhje, reumatizëm; cermë. E ka zënë përdhesi. I dhembin kyçet (këmbët, duart) nga përdhesi.

Emër[redaktoni]

përdhes m. euf.

  1. Gjarpri.

Mbiemër[redaktoni]

përdhes mb.

  1. Që ndodhet a ngrihet ngjitur me tokën a me truallin, që është në një rrafsh me tokën; që është me një kat të vetëm (për një shtëpi a ndërtesë); i poshtëm (për katin e një shtëpie). Shtëpi përdhese. Dhomë përdhese dhomë me truall në katin e poshtëm. Kati përdhes kati i poshtëm që është rrafsh me tokën.
  2. si em. ~E, ~JA f. ~E, ~ET. Shtëpi përdhese; dhomë përdhese. Banonte në një përdhese. Shkuan nga përdheset në shtëpitë me shumë kate.
  • Mizë përdhese zool. milingonë, mizë dheu.