përcjellore

Nga Wiktionary

PËRCJELLORE f. gjuh.

  • 1. Një nga trajtat e pashtjelluara të foljes, e cila formohet nga pjesorja me pjesëzën duke dhe tregon rrethanat që shoqërojnë veprimin e foljes drejtuese (p.sh. Erdhi duke vrapuar. Duke e ditur se do të vinte, e priti deri vonë. E përvetësoi lëndën shumë mirë duke mësuar çdo ditë me këmbëngulje etj.).
  • 2. Përd. mb. vjet. sipas kuptimit të emrit. Mënyra përcjellore.