Jump to content

përbuz

Nga Wiktionary

PËRBUZ kal.

  • 1. Nuk e pëlqej diçka, i bëj buzë; nuk e pranoj a nuk e përdor diçka, më duket e keqe. Ia përbuzi gjellën. Mos ia përbuz punën. Nuk përbuz asnjë punë.
  • 2. E quaj dikë a diçka krejt të padenjë për ta nderuar, për ta çmuar ose për ta përfillur; nuk e përfill fare e shpreh neveri për dikë a për diçka; nuk e pranoj, e braktis me një ndjenjë përçmimi të thellë; e përçmoj haptas. Të pasurit i përbuznin fshatarët (malësorët, të varfrit). I përbuznin armiqtë. I përbuzin frikacakët. Përbuzin rehatinë mikroborgjeze.
  • 3. E shoh dikë a diçka pa frikë, s'ia kam frikën; nuk e llogarit diçka, nuk e marr parasysh; e mposht (frikën etj.); përçmoj haptas. Përbuz rrezikun (vdekjen). I përbuzi kërcënimet.