përbuj
Appearance
PËRBUJ kal.
- 1. E mbaj dikë në shtëpi për të ngrënë darkë e për të fjetur, e mbaj për të kaluar natën. I përbujnë shtegtarët. Përbunin partizanët.
- 2. jokal. Kaloj natën diku, buj. Përbujtëm në shtëpinë e një miku.
- 3. Rri gjithë natën zgjuar e ruaj dikë. Përbuj një të sëmurë. Përbujtën të vdekurin.