Jump to content

përballoj

Nga Wiktionary

PËRBALLOJ kal.

  • 1. Jam në gjendje t'i dal përpara me guxim një rreziku a një vështirësie e ta kapërcej atë ose t'i qëndroj pa u tërhequr, pa u trembur; jam në gjendje të mposht dikë që më sulmon ose nuk e lë t'ia arrijë qëllimit; i bëj ballë, i qëndroj pa u përkulur; e mposht, e mund. Përballoj sulmet e armikut (bllokadën e egër). Përballojmë me guxim (me sukses) çdo vështirësi. Përballuan një armik më të madh si numër.
  • 2. Jam në gjendje të kryej një punë a diçka tjetër; i kam mjetet dhe mundësitë për të bërë diçka, arrij të bëj diçka, ia dal në krye. I përballoi shpenzimet. Përballuan një vëllim të madh pune (një plan më të lartë se vitin e kaluar). I përballoi të gjitha detyrat që i ngarkuan.