përballë
Appearance
PËRBALLË
I. ndajf. Në vendin përpara dikujt a diçkaje; me fytyrë në drejtim të dikujt a të diçkaje; me fytyrë njeri kundrejt tjetrit, ballë për ballë, përkundrejt, karshi (edhe fig.). I qëndroi për ballë. I doli përballë. Në shtëpinë përballë.
II parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore për të treguar se:
- 1. Dikush a diçka gjendet a lëviz kundrejt një frymori a një sendi (me kuptimin «përkundrejt, me fytyrë nga..., në drejtim të..., drejt...»). Gjendet përballë shkollës. E vendosën përballë tribunës. Vinin përballë nesh. U ul përballë mësuesit.
- 2. Dikush a diçka del përpara si pengesë ose si vështirësi dhe duhet kapërcyer (me kuptimin «kundër», edhe fig.). Qëndresa përballë armikut (përballë vështirësive, përballë bllokadës). Ndodhej përballë rreziqesh të papritura. Përballë tërmetit s'u përkul askush.