përbërës

Nga Wiktionary

PËRBËRËS m. spec.

  • Secila nga pjesët, njësitë etj. që përbëjnë një të tërë, një lëndë të vetme ose një trup jo të thjeshtë. Përbërësit e çelikut (e gizës). Përbërësit kimikë të tokës (të gurit). Përbërësit e shkëmbinjve. Përbërësit e gjithësisë.


PËRBËRËS mb.

  • Që merr pjesë në formimin e një të tëre; që hyn në përbërjen e diçkaje; që është pjesë e pandarë ose e domosdoshme e diçkaje. Elementet përbërëse të ujit. Forcë përbërëse. fiz. secila nga forcat që, duke u gërshetuar, japin një forcë të vetme. Pjesë përbërëse e luftës çlirimtare të popujve.