Jump to content

përçoj

Nga Wiktionary

PËRÇOJ kal.

  • 1. I prij dikujt në një punë, e udhëheq në një veprim etj.; i tregoj rrugën dikujt (edhe fig.). E përçoi në rrugë të drejtë (në udhët e jetës). Mësuesi përçon fëmijët.
  • 2. vet. veta III. Ecën në krye të tufës, i prin tufës (për dashin e këmborës, cjapin etj.). Përçon tufën (delet, dhitë).
  • 3. vet. veta III fiz., elektr. Është përcjellës i rrymës elektrike, i nxehtësisë etj., e përcjell. Përçon mirë (keq) rrymën elektrike.
  • 4. Bëhem mbartës e përhapës i një ideje, i një ideologjie etj. në popull ose në një masë të gjerë njerëzish; çoj e përhap diku një ide a një vijë politike, përcjell. Përçojnë frymën e klasës punëtore në fshat. Vepra që përçonin idetë e humanizmit.