përçartje
Appearance
PËRÇARTJE f.
- 1. Gjendja e atij që e ka humbur vetëdijen nga një tronditje e thellë, nga ethet etj., kllapi, jerm. Ishte në përçartje.
- 2. Të folurit përçart, të folurit jerm; fjalë pa lidhje e pa kuptim që thotë një i sëmurë nga ethet e rënda, një njeri në gjendje kllapie etj. E zgjuan përçartjet e të plagosurit.
- 3. fig. Pjellë e një fantazie të sëmurë, që nuk mbështetet në realitetin objektiv. Përçartje të një truri të sëmurë.