Jump to content

përçarje

Nga Wiktionary

PËRÇARJE f.

  • 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve PËRÇAJ, PËRÇAHEM. Përçarje e thellë. Nuk lejuam përçarjen e popullit.
  • 2. Mosmarrëveshje, grindje që zakonisht fut dikush në mes të dy a më shumë njerëzve a palëve; prishje e njësisë së mendimit e të veprimit në një organizatë etj. Përçarje politike (fetare, ideologjike). Armiqtë futnin përçarje në popull. Klerikët mbillnin përçarje.