përçaj
Appearance
PËRÇAJ kal.
- 1. Fut grindjen në mes njerëzve që kanë lidhur miqësi ose janë të bashkuar nga interesa e qëllime të njëjta, ua prish bashkimin e lidhjen; prish në mes tyre njerëzit që janë të lidhur në marrëveshje njëri me tjetrin, i ndaj e i armiqësoj; prish njësinë e mendimit e të veprimit në një organizatë etj. Përçanin popullin me anë të fesë. Kërkojnë të përçajnë klasën punëtore. Politika e pushtuesve «përçaj e sundo».
- 2. Kaloj tejpërtej diçkaje; i bie mes për mes një vendi; çaj. Përçamë lumin (pyllin). Përçante qiellin.
- 3. vet. veta III. E ndan mes për mes diçka, i shkon mes për mes dhe e ndan atë në dy pjesë. Drini përçan Alpet e Veriut.