pëllas
Appearance
PËLLAS jokal.
- 1. vet. veta III. Bërtet (për lopën, kaun ose gomarin). Pëlliti mëshqerra. Po pëllasin gomarët.
- 2. fig. thjeshtligj., tall., keq. Flas me zë të lartë, bërtas, flas kot e shumë sa i mërzit të tjerët. Pëllisnin hoxhallarët (priftërinjtë). Ule zërin, pse pëllet ashtu?