pëllëmbë
Appearance
PËLLËMBË f.
- 1. Ana e brendshme e dorës nga përkulen gishtërinjtë, shuplaka e dorës. Pëllëmba e dorës. Mbaj në pëllëmbë. Fërkoj me pëllëmbë. Më ha (më kruhet) pëllëmba. Mbështet kokën në pëllëmbë. Mbështetem me pëllëmbë në tokë. Fërkoi pëllëmbët nga kënaqësia. Shtrij (rrafshoj) me pëllëmbë.
- 2. Goditje me anën e brendshme të dorës, shuplakë, dackë. I dha nja dy pëllëmbë. Ia veshi me pëllëmbë.
- 3. Largësia nga maja e pëlqerit deri te maja e gishtit të vogël të dorës, të hapur e të shtrirë mirë, që merret si masë gjatësie. Dy pëllëmbë i gjatë. Tri pëllëmbë e dy gishta. I shtoi dhe një pëllëmbë. Shtroi tri pëllëmbë bore. Kishte vajtur dy pëllëmbë. Iu bë mjekra një pëllëmbë.
- 4. fig. Vend a truall i vogël; diçka me përmasa të vogla; hapësirë e vogël e mbushur a e mbuluar dendur me diçka; pjesë kohe shumë e vogël, fare pak kohë. Pëllëmbë e barrikadë. Pëllëmbë e gjak. Pëllëmbë e ndërtesë. Pëllëmbë e shtëpi. Një pëllëmbë (dy pëllëmbë) njeri (dy pëllëmbë mbi tokë) njeri shumë i shkurtër, trupvogël. Një pëllëmbë vend. S'kishin asnjë pëllëmbë oborr. Mbjellim çdo pëllëmbë tokë. Kishte mbetur vetëm një pëllëmbë natë (ditë).
- Pëllëmbë e flori tokë shumë pjellore; truall i pasur me minerale të dobishme. E njoh (e di) me pëllëmbë (pëllëmbë për pëllëmbë) e njoh mirë një vend, e kam shëtitur skaj më skaj. Nuk ia rrok (nuk ia kap) pëllëmba dikujt diçka
- a) nuk e mat dot;
- b) nuk e bën dot, nuk ia del dot mbanë. Shëtit (mat) me pëllëmbë e shëtit një vend skaj më skaj, e bredh anembanë, nuk lë as edhe një copë vend të vogël pa e parë. Duket (shihet) si pëllëmbë të dorës duket shumë mirë një vend a diçka tjetër. Rrinte me një pëllëmbë hundë shih te HUND/Ë,~A. I doli gjuha një pëllëmbë (një pash) shih te GJUH/Ë,~A 1. E ka gjuhën një pëllëmbë është llafazan, merret me thashetheme. Ia nxori gjuhën një pëllëmbë (një pash) shih te GJUH/Ë, ~A. E kam (e njoh) në pëllëmbë të dorës e njoh mirë dikë, kam fituar përvojë të mirë për të. E mban në pëllëmbë (në shuplakë) të dorës dikë e mban shumë mirë dikë, i siguron një jetesë të mirë e të rehatshme, i jep të gjitha të mirat. S'matet deti me pëllëmbë fj. u. për të kryer punë të mëdha duhen mjetet e nevojshme. Vari (lëshoi) buzët (hundët, turinjtë) një pëllëmbë shih te VAR. Qep një pëllëmbë e shqep një pash shih te QEP.