oxhak

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

OXHAK m.

  • 1. Vendi në anë të një dhomë a në një ndërtesë, bashkë me pjesën e hapur deri mbi çati, ku ndizet zjarri dhe shkon tymi jashtë. Oxhak i lartë. Oxhakët e shtëpive. Oxhaku i fabrikës (i uzinës). Tymi i oxhaqeve. Bloza e oxhakut. Shtëpi me oxhak. Fshijnë (pastrojnë) oxhakun.
  • 2. fig. bised. vjet. Njerëzit e shtëpisë, familja; farefisi. E kishte oxhak. Ishin nga një oxhak.
  • 3. fig. hist. Familje e vjetër dhe e dëgjuar, shtëpia e parë dhe e njohur nga të tjerët; familje e shtresës së pasur. Oxhak i madh. Oxhaqet feudale. Djalë oxhaku. Ishte oxhak (ishte prej oxhaku). Iku koha e oxhaqeve.
  • 4. tek. Gyp i gjatë, që shërben për të lidhur mjediset e brendshme me ato të jashtmet kryesisht për ajrim. Oxhak ajrimi. Oxhaku i minierës (i tunelit, i vendstrehimit).
  • 5. Copë toke e vogël, që mbillet me diçka, lehë; gropë e vogël me dhe të shkrifur e të plehëruar, ku mbillen farat e disa bimëve. Oxhak orizi. Oxhakët e duhanit. Oxhakë me tranguj. E mbjell misrin në oxhakë.
  • 6. vjet. Furrë. Oxhak gëlqereje (qymyri). Oxhaku i tullave (i tjegullave).
  • 7. përd. ndajf. Në sasi të madhe, fjollë, si oxhaku. I shkonte tymi oxhak.
  • Ia mbylli (ia shoi) oxhakun shih te MBYLL. Oxhak pa tym shtëpi pa njerëz, vatër e shuar. U bë për rreth oxhaku u plak, e zuri pleqëria e rri në qoshe, nuk del dot nga shtëpia. Tymi të shkojë drejt, pa le të jetë oxhaku i shtrembër! fj. u. shih tek TYM,~I.