ose

Nga Wiktionary

OSE lidh.

  • 1. Përdoret (edhe e përsëritur) për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali, që veçohen njëra nga tjetra, kundërvihen nga kuptimi a këmbehen me njëra-tjetrën. Njëri ose tjetri. Këtë ose atë. Ose unë ose ti. Ose kështu ose ashtu. Ose lexon ose shkruan.
  • 2. Përdoret, kryesisht e përsëritur, për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali, që përjashtojnë njëra-tjetrën; o. Ose tani ose kurrë. Ose sot ose asnjë herë. Ky ose ai.