orientoj

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

ORIENTOJ kal.

  • 1. I tregoj një njeriu vendin ku ndodhet ose në ç'drejtim duhet të shkojë; kund. çorientoj. E orientoj në tokë (në det).
  • 2. I jap drejtimin e duhur një harte, një busulle ose një vegle tjetër sipas vendit ku ndodhet; kund. çorientoj. Orientoj hartën (busullën, telemetrin).
  • 3. fig. I jap udhëzime a porosi dikujt, që t'i ketë si drejtim të përgjithshëm në një punë a në një veprimtari; i tregoj rrugën që duhet të ndjekë; i caktoj një organizate, një organi a institucioni detyrat themelore. Orientoj lëvizjen. Orientojnë popullin (rininë). Orienton nxënësit në mësim.
  • 4. fig. E ndihmoj dikë për ta kuptuar një gjë, e bëj të hyjë në një çështje, të kuptojë përmbajtjen e diçkaje ose rrethanat në të cilat duhet të veprojë; kund. çorientoj. E orientuan në çështjet e politikës. E orientoi në studimin e dokumenteve (e autorëve të vjetër).