Jump to content

orientohem

Nga Wiktionary

ORIENTOHEM vetv.

  • 1. Përcaktoj vendin ku ndodhem ose drejtimin që duhet të ndjek sipas anëve të horizontit a sipas shenjave të tjera në natyrë. Orientohem në tokë (në det, në pyll). U orientuan sipas lindjes së diellit (sipas myshkut të bimëve).
  • 2. vet. veta III. Merr drejtimin e vet, drejtohet. Gjilpëra e busullës orientohet gjithnjë nga Veriu.
  • 3. Di nga të shkoj kur jam në një vend; e gjej rrugën që më duhet. Orientohem në errësirë. Nuk orientohet dot (mezi orientohet) në një qytet të panjohur.
  • 4. fig. Përcaktoj se nga ç'hallka duhet të kapem në një punë a në një veprimtari, e di rrugën që duhet të ndjek; hyj në një çështje, i kuptoj rrethanat dhe gjej zgjidhjen e drejtë të diçkaje; kund. çorientohem. Orientohen mirë në punë. Orientohet edhe në rrethana të ngatërruara. Orientohet shpejt.
  • 5. Pës. e ORIENTOJ.