orientim
Appearance
'ORIENTIM' m.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve ORIENTOJ, ORIENTOHEM. Orientimi i busullës. Orientimi i lëvizjes çlirimtare. Orientimi sipas anëve të horizontit. Pikë orientimi. usht.
- 2. Pikë, vend, drejtim a qëllim drejt të cilit synojmë, objektiv. Pikat e orientimit. Përcaktoj (ndërroj) orientimin. Humbi orientimin. Ecën pa orientim.
- 3. Aftësi për t'u orientuar në një vend, për të hyrë në një çështje, për të kuptuar drejt rrethanat dhe për të vepruar në pajtim me të etj. Orientimi në pyll. Orientimi në punë. Orientimi në një mjedis të panjohur. Ka orientim të mirë orientohet shpejt.
- 4. Udhëzim a këshillë që i jepet dikujt për ta pasur si drejtim të përgjithshëm në një punë a në një veprimtari; udhëzime a porosi që jep një organ ose një drejtues, i cili shpjegon në vijat themelore se ku duhet synuar. Orientim i qartë. Orientime të përgjithshme. Orientimet e Partisë (e shtetit). Sipas orientimeve të dikujt. Dha orientime. Mori një orientim. Vënë në jetë orientimet.