organizoj
Appearance
ORGANIZOJ kal.
- 1. Ndërmarr një punë dhe bëj përgatitjet e nevojshme që ajo të kryhet sa më mirë, të ketë përfundime sa më të frytshme dhe të arrihet qëllimi i dëshiruar; vë rregull në një punë, në një veprimtari etj., e bëj që ajo të kryhet sipas një plani a sistemi të caktuar; kund. çorganizoj. Organizoj mbledhjen (konferencën). Organizuam një takim (një bisedë). Organizuan një shëtitje. Organizoj luftën kundër diçkaje. E ka organizuar mirë jetën. Organizoj kohën e lirë. Organizoj punën (orën e mësimit). Organizoj lojën (sulmin, mbrojtjen). sport.
- 2. Krijoj a themeloj një shoqëri ose një organizatë, e cila kryen një detyrë të caktuar në një nga fushat e jetës shoqërore. Organizoj rrethin shkencor (rrethin letrar). Organizuam çetat (batalionet) partizane. Organizoi komitetin revolucionar. Organizuan një shoqëri sportive.
- 3. I bashkoj njerëzit dhe i mobilizoj për një qëllim të caktuar, i drejtoj e i udhëheq në një punë a në një veprimtari sipas një organizimi të caktuar. Partia organizoi popullin (klasën punëtore, rininë, ushtrinë). Organizuan luftëtarët në çeta, batalione e brigada.