organizëm

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

ORGANIZËM m.

  • 1. Çdo qenie e gjallë (njeri, kafshë ose bimë), e parë si një qenie e ndërlikuar; tërësia e organeve të njeriut, të kafshës a të bimës me vetitë e funksionet e tyre, trupi i qenieve të gjalla. Organizëm i gjallë (i vdekur). Organizëm shtazor (bimor). Organizëm i thjeshtë (i ndërlikuar). Organizëm njëqelizor (shumëqelizor, joqelizor). Organizmi i njeriut. Zhvillimi i organizmave. Hyn në organizëm. Kalit organizmin. S'e duron organizmi.
  • 2. Çdo organ politik, shtetëror a shoqëror, i parë në tërësinë e pjesëve të tij përbërëse, organ; çdo njësi që është ndërtuar e vepron si një tërësi e përbërë dhe e ndërlikuar. Organizmat politike (shtetërore, ekonomikë). Organizmi shoqëror (i shoqërisë). Organizëm shkencor. Organizëm vetëveprues. Organizëm ndihmës. Organizmat e partisë (e pushtetit). Organizmat e demokracisë socialiste. Kanë vënë në lëvizje të gjithë organizmat.