oreks

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

OREKS m.

  • 1. Dëshirë a ëndje për të ngrënë; uri. Ka oreks të madh. Ha me (pa) oreks. E ka humbur oreksin. Të çel (të hap, ta pret) oreksin. Më iku (m'u prish) oreksi. Më është kthyer (më ka ardhur) oreksi. Oreksi vjen duke ngrënë. fj. u.
  • 2. fig. zakon. keq. Dëshira a etja për të pasur diçka, për të bërë një gjë etj.; synimi për t'ia arritur diçkaje; lakmi; qejfi për t'u marrë me një punë. Oreks i pangopur. I hapet (i çelet, i rritet, i shtohet) oreksi. Ka oreks të flasë. S'ta kam oreksin. I vete pas oreksit. E shiste sipas oreksit. Paske oreks ti! mospërf.