ore

Nga Wiktionary

ORE

I. pj. bised.

  • Përdoret për të përforcuar thirrjen kur i drejtohemi dikujt (vetëm me emra të gjinisë mashkullore në funksion thirrori). Eja, ore burrë! Të paça, ore djalë! Rrofsh, ore vëlla!

II. pasth. bised.

  • 1. Përdoret kur thërresim dikë a i drejtohemi dikujt për t'i folur. Ore, juve ju them! Ore, ç'flet kështu? Ore, pa eja këtu. Ore, a dëgjon ç'të thonë?
  • 2. Përdoret kur shprehim habi, admirim a një ndjenjë tjetër. Ore, ore, ke parë ti kështu! Ore, ç'vete! O po ky, ore! Ore, po sa mirë e ditka! Ore, sa i madh qenka!