orar

Nga Wiktionary

ORAR m.

  • Orët e caktuara kur nis ose kryhet diçka a brenda të cilave zhvillon veprimtarinë një ndërmarrje, një institucion etj.; pasqyrë ku shënohen orët kur bëhet diçka, vendi ku bëhet dhe radha e veprimeve. Orari zyrtar (shtetëror). Orar unik. Orari i punës (i mësimeve, i studimit). Orari i trenave (i autobusëve). Orari i pritjes. Orari i kinemasë. Jashtë orarit të punës. Bëj (hartoj, caktoj) orarin. Zbaton (shkel) orarin. Punon me orar të plotë (të zgjatur). Fle (ha) me orar. Shkon gjithnjë në orar. Mbaroi orari.
  • Me orar e pa orar në çdo kohë, në kohën e punës e pas saj, pa vënë re kohën; pa përfillur kohën e caktuar, orë e pa kohë.