Jump to content

optik

Nga Wiktionary

OPTIK mb.

  • 1. Që ka të bëjë me optikën, që i përket optikës, i optikës; që ka veti të pasqyrojë e të thyejë rrezet e dritës. Vetitë (dukuritë, ligjet) optike. Fuqia optike e një thjerrëze. Boshti optik i pasqyrës. Xham (qelq) optik. Iluzion (mashtrim)optik.
  • 2. anat. shih PAMOR,~E. Nervi optik. Qendra optike.
  • 3. Që ka thjerrëza, që mbështetet në pasqyrimin dhe në thyerjen e dritës me thjerrëza. Vegël optike. Aparat optik. Mikroskop optik.