oportunizëm
Appearance
OPORTUNIZËM m.
- 1. Rrymë politike-ideologjike kundërrevolucionare e antimarksiste e shekullit XIX në gjirin e lëvizjes, punëtore ndërkombëtare dhe të partive komuniste, e cila interesat e borgjezisë i vinte mbi ato të proletariatit nën petkun e pajtimit e të bashkëpunimit të klasave dhe i shërbente drejtpërdrejt kapitalizmit, duke hequr dorë nga rrugët e nga mjetet revolucionare të luftës dhe nga diktatura e proletariatit; rrymë politike e ideologjike kundërrevolucionare e kohës sonë në gjirin e lëvizjes, punëtore dhe të partive të proletariatit, që në kundërshtim me parimet e marksizmit, ka hequr dorë nga lufta e klasave, nga revolucioni proletar e nga diktatura e proletariatit duke u pajtuar kështu me armikun e klasës e duke u vënë në shërbim të borgjezisë qëndrim antimarksist, që pajtohet me interesat e klasave shfrytëzuese në dëm të interesave të masave të gjëra punonjëse dhe të idealeve të komunizmit. Oportunizmi i djathtë (i majtë). Oportunizmi ndërkombëtar. Oportunizmi parlamentar. Lufta kundër oportunizmit.
- 2. Qëndrim oportunist i një njeriu ta lëkundshëm joparimor, që vë interesat e ngushta e të çastit, mbi interesat e përgjithshme dhe që bën lëshime për të mos u prishur me kundërshtarët. Shfaqje oportunizmi. Prirje oportunizmi.