operativ
Appearance
OPERATIV mb.
- 1. usht. Që ka të bëjë me veprimet luftarake të njësive të mëdha, që lidhet me operacionin ushtarak. Shtabi operativ. Zona operative. Plani operativ. Komandë operative. Lojë operative.
- 2. fin. Që ka të bëjë me veprimet financiare në një punë të caktuar. Evidencë operative. Përfundimet operative. Seksion operativ.
- 3. Që e kryen një punë vetë dhe menjëherë, që e plotëson në vend detyrën e ngarkuar, që vepron shpejt e në kohën e duhur. Organet (njësitë) operative. Grupi operativ.
- 4. Që ka të bëjë me veprimtarinë e gjallë të një ndërmarrjeje a të një grupi njerëzish; që lidhet me punët e përditshme, të cilat duhen ndjekur hap pas hapi; veprues. Plani operativ. Të dhënat operative. Koha operative për prodhimin e diçkaje. Çështjet operative.
- 5. Që bëhet menjëherë e në kohën e nevojshme; që bëhet shpejt e me fryt. Mbledhje (punë, masa) operative. Takim (kontroll) operativ. Në mënyrë operative.
- 6. Që është i ngarkuar për zgjidhjen e detyrave të ngutshme e të ditës, që duhet të ndjekë vetë çështje të veçanta në një zonë a sektor të caktuar; që ka shërbimin e ditës në një njësi ushtarake ose në organet a në repartet e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Punëtori operativ.
- 7. si em. ~I m. ~Ë, ~ËT bised. Punëtori ose oficeri operativ. Operativi i repartit. Operativi degës së Punëve të Brendshme. Operativi i zonës.