olimpiadë

Nga Wiktionary

OLIMPIADË f.

  • 1. hist. Periudhë prej katër vjetësh ndërmjet dy lojërave olimpike, që në Greqinë e lashtë merrej si matëse e kohës.
  • 2. sport. Garë e madhe në shumë lloje të sporteve, ku marrin pjesë atletët e sportistët më të mirë të vendeve të ndryshme të botës; lojërat olimpike që bëhen një herë në çdo katër vjet. Olimpiada botërore.
  • 3. Garë në një lloj sporti, në një degë të artit a të shkencës, që organizohet në një vend ose ndërmjet vendeve fqinje. Olimpiadë kombëtare. Olimpiada teatrale. Olimpiada fizkulturore. Olimpiada e bardhë garat sportive që zhvillohen në borë dhe në akull. Olimpiada ballkanike. Olimpiada e shahut.