okë
Appearance
OKË f.
- Njësi e vjetër peshe rreth një kilogram e një çerek deri një kilogram e gjysmë (sipas krahinave të ndryshme). Oka e vogël (e madhe). Dy okë miell. Një okë vaj (raki). Peshonte (shiste) me okë.
- Me okë mospërf. me shumicë, në sasi të madhe, sa të duash; shumë. Pesë para oka (dy grosh oka) mospërf. nuk ka ndonjë vlerë, nuk vlen fare. Nuk është në okë dikush nuk është në gjendje të mirë mendore, i ka humbur gjykimi. E bëri (mendjen) okë për diçka vendosi për diçka, mori vendim të prerë, e bën mendjen top. E ka mendjen okë (me okë) është shumë i mençur, ka shumë mend. Ka një okë mend në kokë është shumë i zgjuar, ka shumë mend për të rregulluar punët e veta e të të tjerëve. Nuk e ha kilen për okë nuk gënjehet, nuk e mashtrojnë dot të tjerët (edhe poh.). Një okë e dhjetë, një okë pa dhjetë ( një okë e pesë, një okë pa pesë) pothuaj njëlloj, pothuaj barabar, aty-aty, po në atë masë. Kudo oka katërqind dërhemë është kudo është njëlloj. Okën pije, pikën mos e derdh! fj. u. mos e kurse gjënë për shëndetin, por kot mos e humb!