oj

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

OJ

I. onomat.

  • Përdoret për të shënuar zërin e njeriut kur qan me dënesë, oj. Qante me zë oj, oj, oj...

II. pasth.

  • 1. Përdoret kur shprehim frikë, druajtje etj. ndaj diçkaje (vetëm nga vajzat dhe gratë). Oj, sa u tremba!
  • 2. Përdoret kur shprehim habi para një të papriture ose për diçka jo të zakonshme, oh. Oj, kush paska ardhur! Oj, sa bukur e paskan bërë!
  • 3. Përdoret kur qesëndisim me dikë a e përqeshim dikë; përdoret kur shprehim kundërshtim për diçka. Oj, bjere më thotë! Oj kjo, iu ngrit mendja! Oj, ia paske vënë syrin! Oj, oj, na shitka dhe mend! Oj, dashka edhe të tjera!
  • 4. Përdoret për të përforcuar sigurinë e një veprimi, miratimin për një gjendje etj. Oj të shëruar, një me një. Oj të lodhur! Oj të rrahur që i bëri!

III. pj. Moj. Oj motër! Oj nënë! Oj vajzë! Eja, oj bijë!