ofshamë
Appearance
OFSHAMË f.
- 1. Rënkim i thellë e psherëtimë, që nxjerrim kur kemi një dhimbje a një vuajtje të madhe shpirtërore; dhimbje a vuajtje e thellë shpirtërore. Ofshamë e thellë (e fortë). Ofshamë dëshpërimi (malli). Në mes të ofshamave. Lëshoi (nxori) një ofshamë. U dëgjuan ofshamat.
- 2. Mallkimi i një njeriu, të cilit i kanë bërë keq, nëmë. Ofshama e nënës. E zëntë ofshama e saj!