oborr

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

OBORR m.

  • 1. Vend përpara ose prapa shtëpisë, i rrethuar me mur a me gardh; shesh, zakonisht i shtruar me pllaka guri etj. ndërmjet dy a më shumë ndërtesave. Oborr i brendshëm. Oborr i shtruar. Oborri i shtëpisë (i shkollës). Oborret e ndërtesave. Oborr me lule. Muret (dera) e oborrit. Shtëpi me oborr. Rri në oborr.
  • 2. Familja kooperativiste me kopshtin që i lihet për përdorim vetjak dhe me bagëtitë, me kafshët e ngarkesës e me shpendët që mund të mbajë sipas statutit. Oborri kooperativist. Bagëtitë e oborrit.
  • 3. Pallati i mbretit a i perandorit së bashku me pjesët plotësuese; përmbi. tërësia e njerëzve të shtresave të larta që mban rreth vetes monarku, rrethi i ngushtë i mbretit a i perandorit. Oborri mbretëror (perandorak). Njerëzit e oborrit.
  • E humb (e humbet) udhën në oborr
  • a) është hutaq i madh, ngatërrohet shpejt;
  • b) s'është i zoti për asnjë punë, është fare i paaftë. Si në oborrin e vet lirisht pa frikë e pa druajtje. I zëntë oborri (shtëpia) bar! mallk. shih te BAR,~I I. Mos i shiko shkallët, por shikoji oborrin dikujt! fj. u. shih te SHKALL/Ë,~A.