objektivizëm
Appearance
OBJEKTIVIZËM m.
- Parim i shkencës borgjeze e revizionistë, që s'ka asgjë të përbashkët me analizën objektive shkencore, që hiqet se i vlerëson e i paraqit dukuritë e jetës shoqërore gjoja ashtu siç janë dhe jo nga pozita klasore, por që në të vërtetë fsheh e shtrembëron thelbin e tyre klasor nga pozitat e borgjezisë, duke mos mbajtur qëndrim kritik dhe duke përligjur çdo gjë që përputhet me interesat e borgjezisë, duke i paraqitur këto si «mbiklasore» a «të të gjithë popullit»; objektivitet i rremë. Objektivizëm borgjez. Objektivizëm «mbiklasor». Shfaqjet e objektivizmit. Në pozitat e objektivizmit. Ra në objektivizëm. Lufta kundër objektivizmit borgjez.