nxitje
Appearance
NXITJE f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NXIT, NXITEM. Nxitja e së resë (e përparimtares). Nxitja e debatit (e kritikës). Nxitja e pakënaqësive (e konflikteve).
- 2. Diçka që i rrit vrullin e fuqinë një veprimtarie a një dukurie; nxitës. Nxitje e fuqishme. Nxitje morale (materiale). Bëhet nxitje për punë. Shërben si nxitje.
- 3. fiziol. Proces që lind në sistemin nervor ose në organizmin e njeriut nga veprimi i një ngacmuesi; kund. frenim. Nxitje nervore.