Jump to content

nxiros

Nga Wiktionary

NXIROS kal.

  • 1. E ndyj me bojë të zezë, e bëj me diçka të zezë a të papastër, e nxij. E nxirosi shaminë.
  • 2. fig. bised. E prish keq një punë, e fëlliq fare, e katranos. E nxirosi punën. Tashti e nxirose fare.
  • Ia nxirosi jetën e mundoi keqas, ia bëri jetën të padurueshme. Ia nxirosi zemrën (shpirtin) i shkaktoi vuajtje, ia bëri jetën të rëndë e pa gëzime.