Jump to content

nxij

Nga Wiktionary

NXIJ kal.

  • 1. E bëj të zi, ngjyej me bojë të zezë; e ndyj me të zezë a me diçka të errët e të papastër. Nxij rrobat (fustanin, shaminë). I nxiu muret tymi (bloza). Nxij me bojë (me laps). Ia nxiu mishin (mishrat) e rrahu aq shumë sa iu bë mishi me njolla të zeza.
  • 2. vet. veta III. Bën që të marrë ngjyrë të murrme si të bronzit (për lëkurën). Ia ka nxirë lëkurën dielli.
  • 3. fig. E paraqit të keq a me ngjyra të zeza; ia ul vlerën a meritat dikujt a diçkaje, ia zmadhoj anët e dobëta a të metat; njollos. E nxinin punën e dikujt. Nxin realitetin (gjendjen). I nxinë gabimet e dikujt. Ia nxiu biografinë.
  • 4. shak. Shkruaj. Nxin letër. Çfarë po nxin aty?
  • 5. jokal. Duket i zi, shquan nga ngjyra e zezë ose e murrme. Nxin qielli. Nxin pylli i pishave. I nxinte mjekra. Nxinin muret e vjetra. Nxin misri merr ngjyrë të gjelbër të errët misri kur vjen i mbarë.
  • 6. jokal. Mbushet plot me diçka, sa duket si i zi. Nxin vendi nga njerëzit. Nxin deti nga anijet.
  • 7. jokal. fig. Bëhem i zymtë dhe i ngrysur në fytyrë. Nxinte në fytyrë. Nxinte e sterronte.
  • Ia nxiu faqen (fytyrën) e turpëroi, e bëri që të ndihej i turpëruar para të tjerëve. Ia nxiu jetën dikujt ia bëri jetën të padurueshme, i solli shumë të këqija e hidhërime.