numëror
Appearance
NUMËROR m.
- 1. gjuh. Pjesë e ligjëratës, që tregon sasinë ose rendin e sendeve sipas numrit. Numëror themelor. Numëror rreshtor. Numëror i thjeshtë (i përbërë, i përngjitur).
- 2. usht. Secili nga ushtarët e ngarkuar me përdorimin e një topi, të një mortaje, mitralozi etj. Numëror i shpejtë (i shkathët, i zoti). Numërorët e topave.
NUMËROR mb.
- 1. Që ka të bëjë me numrin si sasi, numerik. Të dhëna numërore.
- 2. gjuh. Mbiemër numëror: mbiemër që tregon numër.