Jump to content

nuk

Nga Wiktionary

NUK pjes.

  • 1. Përdoret për të mohuar plotësisht kuptimin e shprehur nga një folje. Nuk vij. Nuk shkoi. Nuk dorëzohet. Nuk i hedh armët. Nuk ka rëndësi.
  • 2. bised. Përdoret bashkë me pjesëzën «para» për ta shprehur mohimin në mënyrë të zbutur. Nuk para i pëlqen. Nuk para ia ka (ia do) qejfi.
  • 3. Përdoret në disa fjali pyetëse, nga të cilat pritet përgjigje pohuese; përdoret për të përforcuar pohimin në një fjali pyetëse a habitore. A nuk të thashë? A nuk e dije ti? Ku nuk ka qenë! Çfarë nuk nxori nga goja!
  • 4. Përdoret para një foljeje për të zbutur kërkesën ose urdhrin; as. A nuk vjen edhe ti? Nuk ia merrni këngës edhe ju! Nuk më thua, pse u vonove?
  • Sa nuk ... gati sa, pothuaj.