Jump to content

notë

Nga Wiktionary

NOTË I f.

  • 1. muz. Shenjë që përfaqëson një tingull muzikor sipas shkallës dhe gjatësisë; vetë tingulli kur këndohet ose luhet në një vegël; let. muz. tekst i një vepre muzikore, i shkruar me këtë shenja; fletë ose fletore me tekste të pjesëve muzikore. Nota «re». Notë e plotë. Notë katërshe (tetëshe). Nota nën pentagram (mbi pentagram). Mësoj notat. Marr një notë këndoj me zë një tingull ose i bie në vegël. Këndoj (i bie) me nota. E hedh në nota. I vë përpara notat.
  • 2. fig. Ngjyrimi që merr diçka e shprehur ose e shkruar sipas ndjenjave dhe qëndrimit të njeriut; tipar dallues që merr në shprehjen e jashtme një dukuri; veçori e shprehjes në një vepër artistike. Nota optimiste (të gëzuara). Nota të zymta (pesimiste). Nota lirike (dramatike). Nota antifeudal (antiklerikale). Nota shqetësimi (ironie). Sjell nota të reja (një notë të re).


NOTË II f.

  • Vlerësimi i shkallës së njohurive ose i sjelljes së nxënësve, i shprehur me një numër. Natë e mirë (e keqe, e dobët). Notë kaluese (pakaluese). Notë negative notë pakaluese. Nota mesatare. Nota e sjelljes (e përparimit). Nota vjetore. Libreza e notave.

Ul (zbres, ngre) notën. I thyen notën e sjelljes. Vlerësoj me notë. Dal me nota të mira. Nuk mësojmë për notë.


NOTË III f. dipl.

  • Letër zyrtare, që i dërgon një shtet një shteti tjetër me anë të një përfaqësuesi. Notë diplomatike. Notë proteste. Shkëmbim notash. I drejtoi (i dërgoi) një notë.