normal

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

NORMAL mb.

  • 1. Që është ose që bëhet në përputhje me zhvillimin e rregullt e të zakonshëm të gjërave; që nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme, që nuk shmanget nga norma; i rregullt, i zakonshëm; kund. anormal. Gjendje normale. Zhvillimi normal. Temperaturë normale as e ftohtë, as e nxehtë. Anatomia normale e njeriut anatomia e trupit të njeriut të shëndoshë. Koha normale e punës. Në kushte normale.
  • 2. Që është i shëndoshë nga ana mendore. Njeri normal. Nuk është normal.
  • 3. mat. Që bie pingul mbi një rrafsh. Drejtëz normale me një rrafsh.
  • 4. vjet. Pedagogjik (për shkollën e mesme). Shkollë normale shkollë pedagogjike.