Jump to content

nokaut

Nga Wiktionary

NOKAUT m. sport.

  • 1. Gjendja e boksierit që është goditur nga kundërshtari e që është rrëzuar përtokë dhe që nuk arrin të ngrihet brenda dhjetë sekondash, duke u quajtur i mundur. E nxori (e hodhi, e qiti) nokaut. Fitoi me nokaut.
  • 2. fig. bised. Humbje e plotë në diçka; mundje keqas. Doli nokaut. E nxorën nokaut.