Jump to content

njomishte

Nga Wiktionary

NJOMISHTE f.

  • 1. kryes. Bimë, si bari, jonxha, tërfili, misri etj., që u jepen të njoma si ushqim bagëtive dhe shpendëve; barishte të njoma si lëpjetat, laboti, nenat, spinaqi etj., që përdoren si ushqim edhe nga njerëzit. Njomishte të grira. Përdorimi i njomishteve. Një krah njomishte. Kositën njomishtet. Mbledh njomishte. U bëri fëmijëve për darkë ca njomishte me miell. Rronin me njomishte.
  • 2. Vend i bleruar, vend i veshur me bimësi të njomë. Njomishte të bukura. Atje tej në ato njomishte.
  • 3. Vend që mban lagështi.