njohës
Appearance
NJOHËS m.
- 1. Ai që ka fituar njohuri të gjithanshme për një fushë, për një objekt a për një mjeshtëri të caktuar, duke studiuar ose në bazë të përvojës, ai që ka njohuri të gjera e të thella për diçka. Njohës i thellë. Njohës i letërsisë (i folklorit, i muzikës popullore). Njohës i mirë i shqipes.
- 2. Ai që di të përcaktojë mirë vetitë e cilësitë e një sendi, të një kafshe etj. Njohës i duhaneve. Njohës i kuajve.
NJOHËS mb.
- 1. Që bëhet për të njohur diçka, që synon të njohë a ta bëjë të njohur diçka. Punë (veprimtari) njohëse. Aftësi njohëse. Ekspeditë njohëse.
- 2. Që na jep njohuri për diçka, që na zgjeron njohuritë tona, që na njeh me diçka. Ka vlerë njohëse.