Jump to content

njihem

Nga Wiktionary

NJIHEM vetv.

  • 1. I paraqitem dikujt dhe i them se kush jam; i paraqitemi njëri-tjetrit dhe i themi se kush jemi; e di se kush është dikush dhe ai e di se kush jam unë; lidh marrëdhënie shoqërore me dikë. Njihem me shokët e shkollës (e punës). Të njihemi! Njihemi prej kohësh. Jemi njohur në aksion. U njohëm në punë.
  • 2. fig. Marr njohuri për diçka duke parë, lexuar e studiuar të dhënat e materialet që kanë të bëjnë me atë a duke dëgjuar njoftimet që jepen për atë, duke lexuar a duke parë veprat e dikujt etj. U njohën me materialet e Kongresit. U njohëm me vendimet (me rregulloren). Njihem me krijimet e një piktori (skulptori, kompozitori, shkrimtari). Njihem nga afër me diçka e shoh a e lexoj vetë, drejtpërdrejt e me kujdes.
  • 3. vet. veta III. Ka, është, gjendet; jeton, pranohet. Zakone që nuk njihen më te ne. Peshq që nuk njihen në ujërat tona. Sëmundje që nuk njiheshin më parë.
  • 4. kryes. veta III. Zbulohet, e tregon veten se ç'është, merret vesh kush është a si është. Njeriu njihet në punë. Nuk njihet me një ditë. Hekuri njihet në zjarr, miku në nevojë. fj. u. Kroi i mirë njihet në kohë të thatë. fj. u.
  • 5. Pës. e NJOH.
  • Njihet me gisht shih te GISHT,~I.