Jump to content

njerkë

Nga Wiktionary

NJERKË f.

  • 1. Gruaja e dytë e një burri kundrejt fëmijëve që ka ai me gruan e parë; gruaja e babait. U bë me njerkë. Ka zemër (shpirt) njerke nuk i do fëmijët e tjerë, është zemërligë. Sillet si njerkë sillet keq, pa dhembshuri.
  • 2. fig. Diçka që është e keqe dhe e ashpër kundrejt dikujt. Jeta atëherë ka qenë njerkë për ne.
  • I biri i njerkës fëmijë i përkëdhelur e i mbajtur mirë, fëmijë i trajtuar ndryshe nga të tjerët; fëmijë i llastuar. E shikon me syrin e njerkës tregohet i padrejtë kundrejt dikujt a diçkaje, trajton keq, ndryshe nga të tjerët a nga çdo gjë. Ca të nënës (të babait), ca të njerkës (të njerkut) ca trajtohen mirë e ca keq, megjithëse duhen trajtuar njësoj.