Jump to content

njerëzi

Nga Wiktionary

NJERËZI përmb.

  • 1. Të gjithë njerëzit e një vendi së bashku; një grumbull njerëzish; njerëzit, bota, gjindja. I dha dritë njerëzisë. I bëri zë njerëzisë. Doli faqebardhë para njerëzisë. Po mblidhej njerëzia.
  • 2. Sjellje e mirë, e hijshme, fisnike dhe e përzemërt me njerëzit, mirësjellje. I foli (e pyeti, iu përgjigj, e përshëndeti) me njerëzi. E priti (e përcolli) me njerëzi. Tregoi njerëzi.
  • 3. Të afërmit, farefisi, gjinia, njerëzit. Njerëzia e nuses (e dhëndrit). Shkoi në njerëzi të saj.