njehsoj
Appearance
NJEHSOJ kal.
- Bëj veprime me numra për të nxjerrë një përfundim ose për të gjetur atë që kërkohet (p.sh. sipërfaqen, peshën, shpejtësinë etj.), llogarit. Njehsoj sipërfaqen (vëllimin, peshën) e një trupi. Njehsoj shpejtësinë. Njehsoj kohën. Njehsoj vlerën e diçkaje. Njehsoj këndet e një trekëndëshi.