njëzëshëm
Appearance
NJËZËSHËM mb.
- Që është miratuar a është pranuar njëzëri; që shpreh mendimin e përbashkët të të gjithëve; që ka fituar votat e të gjithë pjesëmarrësve në votim; i përgjithshëm. Miratim (pranim, pëlqim) i njëzëshëm. Vendim i njëzëshëm. Përkrahje e njëzëshme. Vota të njëzëshme. Përgjigje e njëzëshme. Vullnet i njëzëshëm. Në mënyrë të njëzëshme.