njëvlerës
Appearance
NJËVLERËS m. spec.
- 1. Diçka që ka të njëjtën vlerë, sasi a cilësi me një gjë tjetër, diçka e njëvlershme me një gjë tjetër; diçka, e cila mund të zëvendësojë plotësisht një gjë tjetër. Njëvlerës algjebrik. mat. Njëvlerës mekanik i dritës. fiz. Njëvlerës mekanik i ngrohtësisë. fiz. Njëvlerës termik. fiz. Njëvlerës kimik. kim. Gjej njëvlerësin.
- 2. gjuh. Fjalë a shprehje, që mund të zëvendësojë plotësisht nga kuptimi dhe nga funksioni një fjalë ose një shprehje tjetër.