Jump to content

njëtrajtshëm

Nga Wiktionary

NJËTRAJTSHËM mb.

  • Që është a që bëhet kudo njëlloj, që ka të njëjtën trajtë a të njëjtat veti gjatë gjithë kohës; që është i njëjtë kudo a për të gjithë; që nuk ndryshon. Ujitje e njëtrajtshme. Prerje e njëtrajtshme. Mbirje e njëtrajtshme. Ngjyrosje e njëtrajtshme. Përhapje (shpërndarje) e njëtrajtshme. Lëvizje e njëtrajtshme. fiz. lëvizja e një trupi, i cili në kohë të barabarta përshkon rrugë të barabarta. Në mënyrë të njëtrajtshme.